Në këtë panair ku janë pjesëmarrëse 190 vende, është duke u prezantuar brendi kosovar Prince Caffe, si prodhuesi më i madh në rajon me lloje të ndryshme të produkteve të kafesë.
Me një numër të madh ekspozitorësh dhe shtete pjesëmarrëse, në këtë ngjarje po tregohet cilësia dhe shija që e ka kafja Prince.
Ky është edicioni i 29-të i këtij panairi me përmasa ndërkombëtare i cili mbledh në një vend mbi 5 mijë kompani.
“Gulfood 2024” do të jetë i hapur nga sot deri më 23 shkurt.
Ai që njihet si panairi më i madh i ushqimit dhe mikpritjes në Dubai, “Gulfood 2024” është një nga ngjarjet kryesore të tregtisë së ushqimit në botë, që mirëpret profesionistë të kësaj fushe nga gjithë bota për të eksploruar tendencat në ndryshim në industrinë ushqimore.
Ndërkaq, brendi Prince Caffe me kapacitet të prodhimit me mbi 40,000 ton në vit po merr pjesë çdo ditë e më shumë nëpër evente të ndryshme kudo në botë.