Site icon Telegrafi

Princat e filmave të animuar, abuzues seksualë (Foto)

Filmat e animuar të ‘Disneyt’ kanë bërë për vete miliona shikues në gjithë botën, dhe vazhdojnë të jenë tërheqës.

Mirëpo, së fundmi, disa prej tyre janë përballur me kritika, lidhur me skenat e dashurisë në dy prej filmave të njohur.

Ka qenë një profesoreshë japoneze e Sociologjisë, Kazua Muta në Universitetin e Osaka, e cila ka vlerësuar se princat në filmat e animuar janë abuzues seksualë.

Ajo është autore e një libri i cili flet për ngacmimet seksuale, ndërsa rastin konkret ka marrë filmat e animuar “Bukuroshja e fjetur” dhe “Borëbardha” ku partnerët e tyre abuzojnë me to, përderisa ato janë pa ndjenja.

Kazua Muta pretendon se skena të tilla pranojnë dhe promovojnë dhunën seksuale dhe abuzimin.

E njëjta është vërshuar nga komente dhe reagime të shumta në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version