Telegrafi

Princ William nuk i ka qejf “selfiet”

Princi William aktualisht ndodhet në pushime bashkë me miqtë e tij.

Mesa duket ai nuk i ka edhe shumë qejf fotografitë “selfie”, dhe kjo vërtetohet lehtësisht edhe për shkak të mungesës së tij në rrjetet sociale.

Është përfolur së fundmi se ai ka refuzuar të bëj foto me disa pushues në resortin zviceran ku ndodhet për momentin bashkë me shoqërinë.

E përditshmja The Sun shkruan se një person ka kërkuar të bëjë një “selfie” me princin, por në momentin që është afruar për ta bërë këtë gjë, William me një buzëqeshje është shprehur: “Jam dikush që nuk bëj selfie!”.

Kjo vjen pas postimit të një videoje ku princi shfaqet duke vendosur duart pranë një femre misterioze, e cila më pas i është afruar duke i thënë diçka në vesh. /Telegrafi/