Kosova është një hap larg liberalizimit të vizave dhe dihet data kur do të lëvizëm pa viza në Evropë.
Kështu po thonë tash e sa vjet politikanët kosovarë, por një gjë e tillë nuk po ndodh.
E këtyre deklaratave të politikanëve ju ka bashkuar edhe Pri nce Vali Corleone, i cili thotë se e di datën e liberalizimit të vizave, transmeton Telegrafi.
Sipas Corleones së Gjilanit, kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm më 30 qershor të vitit të ardhshëm, përkatësisht në ditëlindjen e tij.
Lexoni mesazhin e Princit Vali Corleone
Përshëndetje Kosovë
Ju e Dini të Gjithë Datën e Ditlindjes Time, Por Dacord, me 30.06.2017 është Ditlindja IME..
Por UNË e Kamë SPECIAL NJË DHURATË SHUM TË FORTË Për JUVE, Për DITLINDJEN TIME DACORD.. Prej 30.06.2017 JU Do të ECNI të LIRË në EUROPE pa VISA‼️ Si SHQIPONJAT E ILLYRIËS Duhet të Keni Shumë DASHURI , Për EUROPEN dhe AMERIKËN, të GJITH JU.. Dhe Duhet Ti Tregoni, se JU Jeni Shumë ma të Lartë, se Popujt të Tjerë të BALLKANIT..
Nuk Ka Këtu PiliPili, të Kuptohemi Dacord Kosovë..
Ju e Dini të Gjithë, se KING’i Gjithmonë e Ka Bë, Atë më të Mirën për Vendin, dhe Gjithmonë do ta Bëjë..
Thank You – Grazie – Danke schön – Merci – Tack så mycket – Gracias – Köszönöm
FALEMINDERIT
The KING of ILLYRIA
VALI CORLEONE