Site icon Telegrafi

Princ Leka bëhet nostalgjik, publikon imazhe me prindërit nga fëmijëria: Më mungojnë shumë (Foto)

Princ Leka II është trashëgimtari i familjes mbretërore, i cili kurorëzoi dashurinë e tij me martesë vitin e kaluar, me aktoren Elia Zaharia.

Ai është mjaft i pëlqyer në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me ndjekësit imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar disa fotografi mjaft nostalgjike në rrjetin social Facebook, ku shfaqet bashkë me prindërit në fëmijërinë e tij.

Në fotografi, familja Leka duket mjaft e lumtur, teksa bie në sy shkëlqimi dhe eleganca e zonjës së familjes.

Ndërkohë, në përshkrimin e fotografisë, Princ Leka II ka shkruar se këto imazhe i mban kujtim, teksa e ndjen në masë të madhe mungesën e babait.

“Në kujtim të babait tim dhe jetës së tij që ia kushtoi kombit të vet. Gjashtë vjet para se të ndahej nga jeta. Ai nga mungon vërtetë shumë” (sic.), ka shkruar Princ Leka. /Telegrafi/

Exit mobile version