Primislav Dimovski, ish-komandant i Njësisë së Reagimit dhe Ndërhyrjes së Parë “Alfa” është emëruar shef i Njësisë së re të Policisë së ndërhyrjes që u promovua sot në Gjorçe Petrov.
Njësia e re që do të punojë në kuadër të Sektorit për Punë të Brendshme dhe do të operojë në territorin e qytetit të Shkupit, është krijuar me një shkrirje të Njësisë ekzistuese të rendit publik dhe paqes, Njësisë së reagimit dhe ndërhyrjes së parë “Alfa” dhe Njësisë së ndihmës, ndërhyrjes dhe sigurisë gjatë transportit.
Në promovimin e saj mori pjesë edhe Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, i cili tha se kjo reformë ishte e nevojshme për të pasur sa më shumë oficerë policie në rrugë.
Ndryshe, njësiti i ri policor është formuar sipas modelit të policisë në Zagreb të Kroacisë./Telegrafi/