Telegrafi

Prilli muaj i zbatimit të Ligjit të Punës

Ministri Rashiq, bëri të ditur se Inspektorët e Punës duke filluar nga 1 prilli i këtij viti do të filloj kampanja një mujore për vetëdijesimin e punëdhënësve lidhur me regjistrimin e punëtorëve dhe njoftimi i tyre me të drejtat e punëtorëve dhe përgjegjësitë karshi Ligjit të punës.

“Këtë muaj unë po e quaj muaji i amnistisë për vetëdijesimin e ndërmarrjeve biznesore nga ana e punëdhënësve për regjistrimin e punëtorëve, informata këto që do të merren konkretisht nga Inspektorati i Punës dhe për të shpjeguar qartë dhe çka në realitet rregullon ky ligj, pasi siç e dimë kjo është edhe shtylla kryesore për të marrë një drejtim për zhvillimin e shoqërisë kosovare”, tha Rashiq.

Ndërkaq Basri Ibrahimi, Kryeinspektor i Inspektoratit të Punës, bëri të ditur se e gjithë punë dha angazhimi është për të zhvilluar një partneritet efikas dhe emancipim me ndërmarrjet dhe punëdhënësit kundrejt punëtorit.

“Dënimi nuk do të ishte akti kryesor në arritjen e implementimit të Ligjit të punës, por të veprojmë me partneritet të ndërsjellë për të pasur një efikasitet nga të dyja palët”, tha Ibrahimi.

Vetëm gjatë vitit 2010, nga 7000 inspektime sa janë bërë gjithsejtë, 120 kanë rezultuar me gjobë. /Telegrafi/