Temperaturat e ulëta ditëve të fundit që po shënojnë në vend kanë bërë që sot të bien fjolla të mëdha bore.
Telegrafi përmes disa fotografive do t’ju sjell pamje të reshjeve të borës sot në kryeqytet, Prishtinë.
Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-16 gradë Celsius.
Po ashtu, sipas IHK-së do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.
“Kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike mbeten të mira si rezultat i insolacionit dhe reshjeve të parashikuara”, thuhet sipas një njoftimi nga IHK. /Telegrafi/