Drejtoria lokale nga Prilepi në bashkëpunim me Shoqatën e artistëve të këtij qyteti, sot kanë vendosur parkingje moderne për biçikleta me stil urban, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mjetet për këtë projekt janë siguruar nga ana e Drejtorisë lokale, përcjell AIM.
Sipas Marjan Stojanovski nga Shoqata, qëllimi i projektit është që të zhvillohet ekologjia në qytet dhe të ngritet vetëdija dhe kultura e çiklizmit në nivel të lartë. Ai tha se nga njëra anë këto parkingjet moderne janë edhe si zbukurim për qytetin. /Telegrafi/