Nga Qendra e Shëndeti Publik në Prilep informojnë se uji në katër pika matëse nuk është cilësorë për katër fshatrat e Prilepit.
Në fshatrat Vollkovë dhe Rufcë i vogël nuk ka ujë cilësorë në dy ndërtesa private, ndërsa në Çumovë dhe Prilepec, sipas analizave përfundimtare, uji që vjen nga ujësjellësi publik, nuk mund të shfrytëzohet për pije.
Ekspertët e mjeksisë rekomanduan se uji në këto pika matëse patjetër të lihet që të rrjedhë afër 10 minuta para përdorimit.
Komuna e Prilepit në këto katër fshatra do të dorëzojë sot njoftimin sipas rekomandimeve të Qendrës për shëndetin publik, për parandalimin dhe pasojat që mund t’i kanoset shëndetit të qytetarëve./Telegrafi/