Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Prilep ka kallëzuar penalisht personat Z.R (59), B.M (63), E.S (52), M.A (55), Z.D (46), M.S (46), D.P (29) që të gjithë nga Prilepi.
Gjithashtu janë kallëzuar penalisht edhe I.D (32) nga Shkupi dhe S.T (33) nga Prilepi.
Të gjithë të lartëpërmendurit akuzohen për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe kompetencave. Gjatë vitit 2012, i akuzuari i parë, si drejtor i ndërmarrjes komunale “Komunalec” të Prilepit, me veturë zyrtare “Citroën C4” ka shkaktuar aksident komunikacioni në Pletvar dhe nuk e ka raportuar në polici.
Veturën e ka dërguar në ndërmarrjen “Gumar Komerc”, të cilën e ka paguar 250 mijë denarë paraprakisht. I akuzuari ka kërkuar që pagesa të bëhet nga ndërmarrja, por nuk ka dhënë dëshmi nëse ka qenë në udhëtim zyrtar, e as arsyen se përse nuk e ka raportuar rastin.
Me mbështetje të të gjithë të akuzuarve tjerë, është pranuar kërkesa për pagesën prej 250 mijë denarëve për firmën e lartëpërmendur./Telegrafi/