Site icon Telegrafi

Prilep, goditet me veturë një fëmijë gjashtë vjeçar

Foto: Ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në Prilep, një fëmijë 6-vjeçar është goditur nga një makinë, i cili ka marrë lëndime të rënda.

“Me 14.04.2019 në ora 15:45 në rrugën ‘Vojvodina’ në Prilep, vetura e tipit ‘Pezho’ me targa nga Prilepi, e drejtuar nga S.Gj(50) nga Prilepi, e ka goditur një fëmijë gjashtë vjeçar nga Prilepi”, thonë nga MPB

Ata shtojnë se fëmija është lënduar rëndë dhe iu është dhënë ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit në Prilep.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i Stacionit Policor në Prilep./Telegrafi/

Exit mobile version