Sektori për Punë të brendshme në Shkup ka ngritur padi penale për personin B.K (35 vjeç) nga Prilepi pasi i njejti është vërtetuar se ka gënjyer një qytetare të Velesit i ka premtuar se do ta bëjë deputete në Kuvendin e Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Rasti është paraqitur në policinë e Shkupit nga familjarët e gruas së gënjyer.
Personi i paraqitur në polici është prezentuar si pjesëtar i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim në MPB-në e Maqedonisë.
Përveç gënjeshtrës se do ta bëjë deputete, ai i ka premtuar edhe se do ta bëjë koordinatore e komunës për një parti politike.
Policia ka vërtetuar gënjeshtrën dhe pagesën prej 11 mijë euro që i është dhënë për të kryer këto punë. /Telegrafi/