Donacion nga Ministria e Shëndetësisë prej 32.000 maskave mbrojtëse arriti në Prilep, të cilën e shpërndau Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Këto maska mbrojtëse përmes vetëqeverisjes lokale do t’iu shpërndahen qytetarëve.
Gjatë fundjavës, komuna zbatoi aksion për dezinfektim të rrugëve në të gjitha bashkësitë e qytetit, ndërsa janë dezinfektuar edhe hyrjet dhe shkallët deri te katet më të larta të ndërtesave të banimit.
Aksionin e zbatuan 30 vullnetarë.
Ndryshe, edhe në Komunën e Tetovës janë dorëzuar rreth 30 mijë maska të cilat do t’u shpërndahen qytetarëve falas./Telegrafi/