Site icon Telegrafi

Prilep, digjet një grua nga bombola e gazit

Gruaja nga fshati Desovë të Prilepit është lënduar nga zjarri i një bombole gazi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gruaja ka tentuar ta ndezë bombolën e gazit për gatim e cila ishte në kuzhinë, pas së cilës flaka ka kapur perdet. Në atë moment, ajo hodhi një batanije mbi zjarr, por zjarri është përhapur në të gjithë dhomën dhe ka djegur kuzhinën e shtëpisë. Pasi bombolën ishte munduar ta hedh jashtë shtëpisë, gruaja ka pësuar djegie në fytyrë dhe në dorën e djathtë. /Telegrafi/

Exit mobile version