Site icon Telegrafi

Prigozhin u varros në fshehtësi, kreut të Wagner-it iu dha lamtumira e fundit sot në varrezat në vendlindjen e tij

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, është varrosur sot nga rrethi i ngushtë i familjes, ka njoftuar kompania e tij Concord Managment.

Siç raporton CNN, kjo kompani nuk ka precizuar se kur është mbajtur ceremonia varrimit, transmeton Telegrafi.

“Ata që duan të përshëndeten mund ta vizitojnë varrezat Porohovsko në Shën Petersburg”, thuhet ndër tjera në kumtesën e kompanisë ruse.

Kujtojmë që disa orë pasi që nga Kremlini është bërë e ditur se presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në varrimin e kreut të grupit Wagner, mediat ruse filluan të raportojnë se në varrezat e Shën Petersburgut janë vërejtur grupe të mëdha të njerëzve që shkonin për t’i dhënë lamtumirën e fundit kreut të grupit mercenar rus.

Lexo po ashtu Rrëzohet helikopteri i FSB-së në Rusi, humbin jetën katër persona

Prigozhin humbi jetën javën e kaluar kur një aeroplan u rrëzua në periferi të Moskës.

Aksidenti ndodhi dy muaj pasi që Prigozhin me luftëtarët e tij organizoi rebelim kundër zyrtarëve të lartë të ushtrisë ruse – duke arritur të marr nën kontroll qytetin Rostov.

Megjithatë pas tërheqjes dhe arritjes së marrëveshjes me Kremlinin, ishte larguar për në Bjellorusi në këmbim të amnistisë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version