Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka paraqitur dokumentet për të regjistruar një kompani në Bjellorusi.
Kompania sipas raportimeve quhet “Concord Management and Consulting LLC” dhe u regjistrua më 19 korrik të vitit 2023, transmeton Telegrafi.
Baza e kësaj kompanie është në fshatin Tsel. Në këtë vendbanim gjendet kampi fushor ku mercenarët e grupit Wagner u zhvendosën pas ardhjes nga Rusia.
Prigozhin është emëruar si drejtor, derisa sfera e biznesit të kompanisë është “menaxhimi i pasurive të paluajtshme”. /Telegrafi/