Telegrafi

Prifti u bën thirrje besimtarëve për seks shtatëditor

Prifti 47-vjeçar Ed Young gruaja e të cilit i ka 26 vjet dhe i ka lindur atij katër fëmijë deri më tani, ka bërë apel tek besimtarët e tij të martuar që të bëjnë seks gjatë shtatë ditëve në vijim.

“Do të provojmë”, ka thënë Young me qëllim që sikurse edhe çdo besimtar i ndershëm ta bëj në vepër atë që predikon. Poenta, siç sqaron ai, është rigjallërimi i seksit në bashkëshortësi duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vepër e cila është shpirtërore dhe e cila ushqen e forcon lidhjen.

“Zoti ka dashur që seksi të ndodhë në mes meshkujve dhe femrave dhe mendoj që kjo është njëra prej gjërave më të mira që ai ka mundur të bëj për fëmijët e tij”, ka thënë Young.