Ata nuk do ta harrojnë kurrë çfarë ndodhi me muzikantët që po ua ndreqnin atmosferën, me rastin e kryerjes së ceremonive në një kishë.
Prifti në këtë tempull, duket se nuk e kishte ditën më të mirë.
Ai doli nga shtëpia e shenjtë dhe rrahu muzikantët, që po u binin instrumenteve të tyre, para kishës, njoftojnë mediet serbe, transmeton Klan Kosova.
Bile, njërin nga ta edhe e shqelmoi.
Po ashtu, popi, që nuk dihet pse ishte aq i nervozuar, goditi edhe instrumentet e tyre muzikore.
Mediet që e transmetuan videon e kësaj ngjarje jo të hijshme për një dasmë, nuk kanë mundur ta konfirmojnë se ku dhe kur ndodhi ajo. Por, dihet se videoja u hedh në youtube së fundmi.