Site icon Telegrafi

Prifti plaçkit bankën

Prifti 37 vjeçar polak është arrestuar nën dyshimin se ka marrë pjesë në plaçkitje të armatosur.

Zëdhënësi i policisë lokale ka deklaruar për media se forcat e rendit besojnë se mashkulli, prift me profesion, ka plaçkitur bankën në Szamotuły.

Shërbyesi i zotit supozohet se ka kërcënuar me thikë gjatë plaçkitjes, derisa policët e kanë kapur vetëm një orë më pas.

Ai i ka vjedhur 1.000 dollarë, e çfarë halli e ka shtyrë të bëj këtë veprim nuk dihet.

Exit mobile version