Site icon Telegrafi

Prifti organizon mesha në McDonalds

Çdo të premte Barron shërben meshën në vendin e pazakontë në Greenhithe të Kentit.

“Me sa di, unë jam i pari që kam bërë këtë hap. Këtu ka shumë nxënës të shkollave të cilët bëjnë pyetje të vështira, prej të cilave të rriturit nuk mund të ikin lehtë, si për shembull pyetja ‘A ekziston Zoti’”, tha prifti për mediat britanike.

Menaxherja e restorantit tha se të dyja palëve kjo metodë i shkon për shtati. “Kjo është një marrëdhënie e mirë dhe po tregohet e suksesshme për të dyja palët”, tha Maxine Hunt. /Telegrafi/
 

Exit mobile version