Telegrafi

Prifti: Nuk kemi dhënë ende pëlqimin për Zhurin

Prifit ka treguar se Qeveria e Shqipërisë, ka ngritur një grup ndërministror që ka të bëjë me hidrocentralin e Zhurit.

“Javën tjetër do këtë takim dypalësh mes Shqipërisë dhe Kosovës. Nuk do të shihen interesat e ngushta të Qeverisë së Kosovës, e as të Shqipërisë, por do të shihet përfitimi i përbashkët nga ky investim dhe ekspertet do të kenë fjalën e tyre për të minimizuar efektet negative”, tha ministri Prifti.

Një ditë më parë Qeveria e Kosovës bëri të ditur se deri tani ka marrë 2 oferta serioze për realizimin e këtij projekti. Afati i pranimit të ofertave ka përfunduar të mërkurën.

Iniciativa kundërshtohet në Shqipëri nga specialistet pasi do të dëmtonte eko-sistemin dhe do të nxirrte të pavlefshëm 11 hidrocentrale të vegjël në zonën e Kukësit. /Telegrafi/