Telegrafi

Prifti në Francë bekon bagëtinë dhe fushat nga aeroplani

Një prift në Francë vendosi që nga aeroplani të bekojë bagëtinë dhe fushat. Prifti Pierre Hoan nga Moasak në jugperëndim të Francës, hipi në aeroplanin e vogël duke bekuar nga ajri bagëtinë dhe arat – një traditë që aplikohej prej dekadash.

“Në Moasak kam arritur në vitin 2016, por vitin e kaluar bujqit dhe fermerët më treguan se ekziston një lutje për rendiment – traditë për të cilën më herët nuk kam dëgjuar”, tha për France Press prifti francez, transmeton Telegrafi.

Lutjet e tilla të para në Francë datojnë nga shekulli i V-të. Bëhet fjalë për lutje që besohet se sjellin më shumë rendiment, por sot ajo është më e rrallë krahasur me vite më par.

I brengosur për gjenden që gjenden bujqit dhe fermerët pas një dimri të acartë dhe një verë shumë të nxehtë të paralajmëruar, Hoan me prejardhje nga Vietnami, vendosi të fluturoj me aeroplan dhe t’i bekojë tokat. /Telegrafi/