Prifti dhe arkimandriti maqedonas, Nikodim Carknjas duhet patjetër të paguaj gjobë prej 45 mijë eurove, për shkak të një donacioni prej 57 mijë eurove që e ka pranuar për ndërtimin e Kishës ortodokse maqedonase Shën Zllata Meglenska në S’Botsko, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zyra greke për të ardhura të tatueshme në Voden e ka dënuar Carknjasin për paraqitje të rrejshme të të ardhurave në raportin e tij vjetor.
Lajmi bëhet i ditur nga Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DMB), të cilët thonë se Greqia vazhdon t’i kontestojë liritë fetare të maqedonasve në rajonin e Egjeut./Telegrafi/