Westcott i cili punon në qytezën Buckland Dinham, që prej muajit mars të këtij viti bën kurorëzime të kafshëve, por pranon se ky kurorëzim i ka pëlqyer më së shumti.
Pronarja Ali Bloefeld nga Faulkland, kur ka dëgjuar se ekziston një ceremoni e këtillë, menjëherë ka vendosur të vij dhe t’i kurorëzoj kuajt e saj – Zippy e Magic.
Zippyn e kishte blerë kohë më parë, e kur e ka çiftëzuar me Magic, është paraqitur tërheqja e momentit, thotë pronarja.
“Çifti është i parezistueshëm. Nëse njëri është në stallë, tjetri e thërret nga fusha. Kjo definitivisht është dashuri”, ka deklaruar ajo.
Çifti i lumtur me durim ka qëndruar derisa prifti Westcott ua ka lexuar bekimin e shenjtorit mbrojtës të kafshëve.
Çifti më pas është puthur dhe mysafirët kanë duartrokitur në fund të ceremonisë për të festuar partneritetin e tyre.