Telegrafi

Prifti konfirmon akuzat ndaj Rulit për minierën e Bulqizës

Media në Tiranë raportoi se sipas zotit Prifti, Genc Ruli i ka dhënë kompanisë “ACR” “Albanian Chrome” imunitet të plotë për të gjitha shkeljet, duke e bërë shtetin të pafuqishëm për të ndërhyrë. “Mbasi kishim kuptuar se kompania “ACR” kishte detyrime shumë të mëdha të pakryera, dhashë urdhër të fillonte procedura për të hequr koncesionin.

Më vonë, Ministria e Ekonomisë më bëri të ditur se ishte arritur një marrëveshje që të lidhte duart, që të ishte bërë diçka më shumë”, ka thënë Prifti.

Ish-ministri i Energjetikës ka thënë gjithashtu se ai kishte kërkuar zyrtarisht revokimin e marrëveshjes para se të largohej nga detyra dhe shpalljen e saj si të paligjshme. “Nuk mundet që një ministër të marrë kompetencat e Parlamentit, të një ministrie tjetër dhe as të qeverisë. Kështu që ajo marrëveshje duhet të ndryshohet menjëherë dhe kompania duhet të shlyejë borxhet”, tha Prifti. /Telegrafi/