Një prift italian anti-mafia i cili ka luftuar për vite krimin dhe shpërndarjen e drogës në Romë, ishte cak i një sulmi mafioz në kryeqytetin italian.
Don Antonio Coluccia, 49 vjeç, i cili jeton nën mbrojtje gjatë gjithë ditës për shkak të kërcënimeve të shumta nga organizatat kriminale, thuhet se u sulmua të dielën mbrëma me dërrasa, shishe dhe shkopinj në lagjen Quarticciolo, të kryeqytetit, ku ai drejtonte një marsh anti-krim, transmeton Telegrafi.
“Koha juaj po mbaron – ne do t’ju vrasim”, thuhet të ketë bërtitur dikush nga një dritare ndërsa sulmi ndodhi në rrugën më poshtë.
Prifti, i shënjestruar nga një grup mafioz romak për çiltërsinë e tij dhe për konvertimin e shtëpisë së konfiskuar të një bosi mafioz në një shtëpi për të varfërit dhe të varurit nga droga, u largua nga policia.
“Unë do të kthehem. Unë jam i përkushtuar t’i shërbej qytetit”, tha Coluccia për Roma Today të martën pasi lajmi për sulmin u bë publik.
“Unë do të përpiqem gjithmonë për drejtësi për qytetarët e ndershëm që banojnë në këtë lagje. Të dielën kisha ndaluar të flisja me disa të rinj dhe më pas ndodhi ajo që ndodhi. Situata këtu është e rëndë”, shtoi ai. /Telegrafi/