Telegrafi

Prifti humb durimin gjatë pagëzimit të foshnjës, e godet me shuplaka vetëm pse nuk ndalej duke qarë (Video, +16)

Në internet është duke qarkulluar një video ku shihet një prift me theks francez, duke goditur shuplakë foshnjën që qante gjatë pagëzimit, derisa në një moment babai i shokuar ia rrëmben kur e kupton se çfarë po i bën.

Incidenti ka ndodhur brenda ambienteve të kishës gjatë pagëzimit, kurse foshnja e frikësuar vazhdimisht qante për faktin se prifti e godiste dhe kapte për kokë, transmeton Telegrafi.

Dhe ajo çfarë ka shokuar më së shumti prindërit e në veçanti babanë e tij, është veprimi i priftit kur nuk arrin ta qetësojë foshnjën.

Ai në një moment humb durimin dhe fillon ta godet shuplaka për ta “qetësuar”, veprim ky që detyroi babanë t’ia rrëmbej nga dora.

Duke mos pranuar që t’ia marrin nga dora, prifti tregohet i vendosur ta “qoj” misionin deri në fund duke tentuar sërish ta marrë foshnjën. /Telegrafi/