Site icon Telegrafi

Prifti fiton 100.000 dollarë në bixhoz

Pasi për pak nuk kishte arritur të fitonte preminë kryesore prej 1 milion dollarësh, prifti Andrew Trapp prapë se prapë nuk kishte dalë duarbosh nga turneu i pokerit, pasi ka fituar 100 mijë dollarë.

Sidoqoftë, prifti ka vendosur të tregohet zemërgjerë dhe shumën e fituar në bixhoz ka vendosur të dhurojë për qëllime humanitare, respektivisht për ndërtimin e kishës së re.

Trapp ka thënë se është lajmëruar në këtë turnir për të ndihmuar ndërtimin e kishës St.Michael, ndërtimi i së cilës pritet të kushtojë 5.5 milionë dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version