Një grua është filmuar duke shtyrë nga skena priftin, derisa po mbante meshën në një kishë në Brazil.
At Marcelo Rossi po mbante meshën para besimtarëve katolikë në Cahcoeira të Brazilit, kur një grua e veshur me xhinse dhe bluzë pa mëngë me ngjyrë të bartë, vrapoi në drejtim të skenës dhe me gjithë forcën e shtyu nga skena priftin, transmeton Telegrafi.
Ai shihet se si rrëzohet nga skena para qindra besimtarëve, që ishin mbledhur brenda kishës për të dëgjuar meshën që po e mbante.
Për fat të mirë Rossi nuk ka pësuar ndonjë lëndim nga rrëzimi, dhe ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje të pranishmëve ishte fakti që ai nuk ka ngritur padi kundër gruas.
Ai madje është rikthyer në skenë dhe ka vazhduar meshën sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, e gruaja që e shtyu është arrestuar nga policia ushtarake.
Në raportin e policisë thuhet se 32-vjeçare kishte udhëtuar nga Rio de Janeiro, megjithatë pasi është marrë në pyetje është liruar pasi ati nuk kishte ngritur padi ndaj saj. /Telegrafi/