Priftërinjtë e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM) nuk do të marrin pjesë në ndezjen e zjarreve për ditën e Buzmit, traditë që konsiderohet shumë e vjetër.
Sipas priftit Boban Mitevski, me urdhër të nënshkruar nga mitropolit Stefani, priftërinjëve u ndalohet pjesëmarrja në këto ceremoni dhe bekimi i zjarreve të buzmit.
Ata që nuk do ta respektojnë këtë vendim do të ndëshkohen. Ky hap vjen pasi që tradita konsiderohet se ka rrënjë pagane.
Në të njëjtin qëndrim është edhe Bashkia e Shkupit dhe komunat përreth, të cilët kanë bërë thirrje që të mos ndizen zjarre dhe nuk kanë shpërndarë drunj për këtë ceremoni./Telegrafi/