Site icon Telegrafi

PriFilmFest me peticion i kërkon BE-së fonde për zhvillimin e kulturës dhe artit

Administrata e festivalit ndërkombëtar të filmit “Prishtina International Film Festival”, bën me dije se i ka dërguar një peticion Bashkimit Europian që ta trajtojë Kosovën në mënyrë të barabartë me vendet e tjera të rajonit sa i përket shpërndarjes së fondeve për zhvillim të artit dhe kulturës.

Në një komunikatë për media të PriFilmFest, thuhet se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka qasje në fondet “Creative Europë” të BE-së, pasi që Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia i gëzojnë këto fonde që dy vjet.

“Ky peticion është aplauduar dhe përkrahur e nënshkruar nga një numër i madh mysafiresh ndërkombëtar të festivalit. Peticioni do të jetë n[ hapësirat e festivalit për tu nënshkruar edhe nga ju të tjerët dhe jo vetëm profesionistët e filmit por edhe artistët tjerë visual e lëmi të ndryshme, letërsi, art, etj pasi fondet e Creative Europe janë fonde nga te cilat përfitojnë shumë fusha të kulturës dhe te artit”, thuhet në njoftim.

PriFest, këtë peticion më pas do ta dorëzojë në institucionet përkatëse, në Ministrinë e Integrimeve Europiane, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministrinë e Punëve te Jashtme si dhe Komisionit Europian – Creative Europe.

Ky peticion në përfundim të PriFest’it do t’i dërgohet institucioneve tona përkatëse Ministrisë së Integrimit Europiane, Ministria e Kultures Rinise dhe Sporteve, Ministria e Punëve të Jashtme, si dhe Komisionit Europian – Creative Europe, zyres se Eurimages (Keshillit te Europes) etj.

Exit mobile version