Ka hapur siparin Prishtina International Film Festival me filmin “Mediterranea”.
I ftuar special në ceremoni ishte edhe aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të parë në Prishtinë në saje të PriFest dhe ka prezantuar filmin.
Ky i fundit do të zhvilloj edhe një konferencë për shtyp nesër me 23 prill në orën 11.00 te pllatoja pranë Sallës së Kuqe (ish Boro Ramizi), transmeton Telegrafi.
Ndërkaq, para se të fillon festivali, yjet dhe personazhe kanë parakaluar në tepihun e kuq. Ku mes tyre ishte edhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connell.
Vlen të theksohet se të gjitha filmat do të jenë falas për studentët dhe pensionistët nga mosha 65 e tutje, ndërsa Telegrafi është edhe një ndër sponsorët media, ku do t’iu mbajë të informuar gjatë gjithë festivalit. /Telegrafi/