Telegrafi

Priebe i filloi konsultimet për reformat, synon ta përfshijë edhe partinë e Gruevskit (Video)

I dërguari i posaçëm i BE-së për reformat urgjente parësore në Maqedoni, Reinhard Priebe, i ka filluar aktivitetet e tij këshilluese me takimet e para me funksionarë të lartë shtetëror, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Priebe takoi Bujar Osmanin dhe Nikolla Dimitrovin, duke deklaruar më pastaj se ”do të shohim çfarë do të bëjmë. Sapo kemi filluar me punë”.

Makfax bën të ditur se është paralajmëru edhe një takim me OBRM-PDUKM-në opozitare, që nënkupton se BE-ja ka synim që t’i ulë në tavolinë të gjitha partitë parlamentare për t’u angazhuar në reformat urgjente parësore./Telegrafi/