Telegrafi

Preziosi: E refuzova Messin

Paraqitja fenomenale e Messit ndaj Arsenalit e ka bërë Preziosin të pendohet që nuk e transferoi si adoleshent.

“Kur isha president i Comos kam mundur ta transferoj Messin. Ai ishte 15- vjeçar dhe unë e refuzova atë. Ne e kemi ndjekur atë nga mosha 14- vjeçare kur ai ishte një fenomen i vërtetë”.

“Por ne nuk e transferuam atë për shkak të disa gjërave që nuk shkonin si duhet te Como. Shpeshherë bëni gabime të mëdha, por s’ke çfarë të bësh”, deklaroi Preziosi për Sky Sport Italia. /Telegrafi/