Site icon Telegrafi

Prezervativi me nikotinë, për seks intensiv pa ritualet e dëmshme

Shumica e njerëzve pasi kryejnë punë dëshirojnë të relaksohen duke e ndezur një cigare, ndërsa me ndihmën e prezervativit inovativ i cili zvogëlon dëshirën për cigare, do të zgjidhet edhe problemi i kësaj shprehie jo të mirë.

Prezervativi me lubrifikant i pasuruar me nikotinë është prodhuar nga kompania farmaceutike “Pharmacia Latex Aktiebolaget”, ndërsa përveç që zvogëlon numrin e cigareve të pira, nikotina e cili paraqet stimulues natyror, takimet seksuale i bën më intensive.

Prezervativi këshillohet të vendoset gjatë paralojës në mënyrë që nikotina në lëkurë të arrijë tamam mu në kohën e marrëdhënieve seksuale, ndërsa shpërndarja e tij në SHBA pritet të fillojë më 2011. /Telegrafi/

Exit mobile version