Telegrafi

Prezentohet filmi ”Hidden Figures”, për tre vajza që u ngjitën në shkallët e NASA-s (Foto/Video)

Sonte, nga ora 19:00, në Qendrën Kulturore për Rini në Shkup, ka filluar të jepet filmi ”Hidden Figures” (Figurat e fshehura) e mbështetur edhe nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup.

”Hidden Figures” është tregim inspirues për tre vajza afro-amerikane të cilat kanë kaluar disa pengesa të mëdha për të ndikuar në përmirësimin e programit të NASA dhe ndërkohë për të marrë pozita udhëheqëse në këtë organizatë.

Përveç filmit, nga ora 18:00 u organizohua një koktej rasti në korridorin e këtij institucioni ku u prezentuan punime artistike të nxënësve dhe studentëve nga e gjithë Maqedonia.

Telegrafi ju prezenton këtë aktivitet./Telegrafi/