Site icon Telegrafi

Prezencë e Policisë në ambientet e shkollave ku po mbahet Testi i Maturës (Foto)

Pjesëtarë të policisë janë vërejtur në “Isa Boletini” në Podujevë, në shkollën “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë dhe në korridoret e gjimnazit “Bedri Pejani” në Pejë, ku po mbahet Testi i Maturës Shtetërore.

Prezenca e policisë në ambientet ku mbahet testimi nuk është e lejuar përveç në rastet kur për shkak të problemeve menaxherët e ftojnë policinë.

Monitoruesit e KALLXO.com nuk raportojnë se në këto qendra ka pasur ndonjë problem.

I pyetur nga KALLXO.com drejtori i departamentit parauniversitar Agim Berdynaj i cili ndodhet në Fushë-Kosovë ka thënë se policia nuk është e nevojshme brenda objektit shkollor.

Ndërsa Azem Guri shefi i Komisionit Shtetëror të Maturës ka thënë se prezenca e policisë brenda ambienteve të shkollave është e lejuar vetëm atëherë kur policia ftohet nga përgjegjësit e testit.

Guri edhe më 2 qershor, dy ditë para mbajtjes së Testit të Maturës tha se policia do të qëndrojë në ambientet përreth për të garantuar mbarëvajtjen e testit.

“Për sigurimin e një ambienti të sigurt kemi kontaktuar Policinë e Kosovës që do të jenë në ambientet përreth për të pasur një mbarëvajtje më të mirë. Dua të ju njoftoj se edhe këtë vit kemi nënshkruar kontratë me monitoruesit e Komisionit Parlamentar për Arsim, pastaj të BIRN-it, KALLXO.com, OJQ-të, Këshilli Rinor Kosovar, këshilli i nxënësve dhe ai i prindërve”, tha të enjten Guri.

Exit mobile version