Telegrafi

Prezantuesja ukrainase kapet duke fshehur iPhone 8 Plus në gjoks, pak sekonda para se të fillojë transmetimi live (Video)

Ky është një moment bizar kur prezantuesja filmohet gjatë duke fshehur telefonin në gjoks, vetëm pak sekonda para se të fillojë transmetimi live.

Ukrainasja Elen Filonova është kapur nga kamerat duke nxjerr dhe fshehur nga gjoksi iPhone 8 Plus, para se të fillonte transmetimi live në shoun “Strasti Po Revizoru” emision i popullarizuar në Ukrainë, transmeton Telegrafi.

Ajo shihet se si shkruan mesazh dhe më pas e futu në gjoks telefonin derisa grimeri po e bënte gati për transmetim live.

Pamjet e saj janë bërë virale në internet, kurse bashkëkombësit janë tallur me kolegun që mundohej ta bënte gati sa më shpejt.

Sipas 34-vjeçare, Filonova, ajo kishte nxjerr telefonin për t’ia fikur zërin me qëllim që të mos e pengojë gjatë shout.

“Tani të gjithë e dinë se çfarë fsheh nën fustan. Tani e dini se cila pjesë e trupit tim konsiderohet e sigurtë”, ka deklaruar Filonova. /Telegrafi/