Ajo është një prej prezantueseve që shpejt u bë një prej emrave të kërkuar të skenës.
Elmira Sadrija shpejt arriti të bëhet prej personazheve më atraktive televizive teksa tani merret me shout sportiv.
Ajo tashmë është prezantuese e emisionit sportiv, Supersport, ku drejton emisionin “Minuta Shtesë” që transmetohet në platformën më atraktive televizive, IPKO.
Pas një viti të jashtëzakonshëm dhe angazhimeve të mëdha, duket se për 22-vjeçaren ka ardhur koha edhe që të relaksohet.
Ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram teksa shihet e veshur në bikini të gjelbër dhe një kapelë në kokë.
“”
Ndryshe, biondina do ta shohim edhe në vitin e ardhshëm në ekranet televizive si prezantuese. /Telegrafi/