Site icon Telegrafi

Prezantuesja shqiptare publikon bisedën me biznesmenin që kërkon të bëhet ‘sponsor personal’ i saj (Foto)

Roza Lati është shprehur e revoltuar pas disa mesazheve private që i kanë ardhur nga një i panjohur në adresë të saj.

Siç ka shkruar vet moderatorja në Instagram, bisedën me të panjohurin, të cilën më pas e ka fshirë, e ka publikuar qëllimisht për t’i treguar personit në fjalë se askush nuk mund të bëjë pazare të këtij lloji me të, shkruan revista Class.

Vajza e aktores Rita Lati, Roza, është e njohur edhe për imazhet ‘e nxehta’ që i publikon.

Biznesmeni në mesazhe i ofron prezantueses mbështetje dhe shumë para duke u ofruar që të bëhet “sponsori personal” i saj, në mënyrë që Roza “të bëjë jetë luksi, ashtu siç e meriton”.

Lexo po ashtu Prezantuesja shqiptare pranon intervenimet në hundë dhe në buzë, ndërsa thotë se femrat ofrojnë seks për gjëra shumë të vogla (Video)

“Domethënë, SMS e publikova qëllimisht. Kam shkruar gjithë nerva sa s’kam mundur të korrigjoj as këto shkronjat. Xhevahire në ankand, për ty parazite”, ka shkruar Roza në përshkrim.

Biseda e publikuar, të cilën më pas e ka fshirë.
Exit mobile version