Site icon Telegrafi

Prezantuesja shpërthen në lot derisa e jep lajmin live se televizioni në të cilin punon po mbyllet (Video)

Një prezantuese lajmeve nuk mund t’i ndali lotët derisa dha lajmin se televizioni në të cilin ajo punon do të mbyllet, shkruan Mirror.

Prezantuesja Geula Even-Saar nuk arriti t’i fsheh emocionet derisa po e lexonte “lajmin e fundit” nga parlamenti, që ky ishte lajmi i fundit që transmetohet nga “Channel One” të Izraelit, transmeton Telegrafi.

Stafi ishin në dijeni për planet e qeverisë për mbylljen e programit, por nuk kishin pritur një vendim të tillë deri më datën 15 maj.

Prezantuesit dhe gazetarët ishin mjaft kritik ndaj këtij vendimi për mbylljen e programit pesë ditë para datës së paraparë, duke thënë se u është mohuar një lamtumirë e denjë.

Even-Saar ishte fytyra kryesore e Channel One, që transmetohej për më shumë se 49 vite.

“Sonte, do të edicioni jonë i fundit i lajmeve. Ky është edicioni jonë i fundit. Kështu që pjesa tjetër e programit është e parëndësishme. ”, ka deklaruar prezantuesja gjatë transmetimit live, ku në zërin e saj vëreheshin emocionet. /Telegrafi/

Exit mobile version