Telegrafi

Prezantuesja mban në krah gjarprin gjatë transmetimit live, ai i rrëshqet nga trupi dhe i mbështillet në këmbë (Video)

Prezantuesja e programit të mëngjesit Holly Willogbhy dhe kolegu i saj Phillip Schofield, janë bërë tashmë të njohur për paraqitjet e tyre unike para ekraneve televizive.

Megjithatë, biondja Willogbhy duke tentuar t’i tregoj të pranishmëve në sallë se gjarpinjtë nuk janë edhe aq të rrezikshëm, kishte vendosur ta marr një dhe ta mbaj në krah, transmeton Telegrafi.

Por, disa sekonda më vonë situata i doli paksa nga kontrolli, pasi gjarpri gjigant i rrëshqiti nëpër trup dhe u mbështjell në këmbën e saj.

E kapluar nga paniku dhe frika se mund ta kafshoj, ajo nuk lëvizte dhe kërkonte ndihmën e kolegut, por ishte një teknik i televizionit që i doli në ndihmë duke ia larguar nga këmba gjarprin.

Për fat të mirë gjithçka përfundoi pa ndonjë lëndim, por ky veprim i saj sigurisht se do t’i shërbej si leksion për herët tjera që mos të ndërmarrë një veprim të tillë e në veçanti gjatë transmetimit live. /Telegrafi/