Telegrafi

Prezantuesja lë gojëhapur mysafirin e ftuar, e ha akulloren me “pambuk” për tre sekonda gjatë transmetimit live (Video)

Kurrë nuk duhet nënvlerësuar aftësitë e një gruaje, e në veçanti kur janë në pyetje garat për ngrënien e ëmbëlsirave.

Prezantuesja e një televizioni në Kinë ka arritur që për vetëm tre sekonda të hanë akulloren me “pambuk”, derisa kundërshtari i saj as që ishte afër përfundimit të misionit, transmeton Telegrafi.

Prezantuesja po e mbante me shkop në dorë akulloren me “pambuk”, dhe pa u menduar dy herë e “gëlltiti” për vetëm tre sekonda.

Kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur në spektaklin televiziv “unë jam fitues” që transmetohet në televizionin kinez Channel Six.

Prezantuesja An Qi kishte pranuar sfidën nga mysafiri i saj Zhao Re, por duket se ai shpejt u pendua kur e pa se kishte humbur betejën. /Telegrafi/