Telegrafi

Prezantuesja filloi të kollitej, teksa po e jepte lajmin për gripin sezonal (Video)

 

Jo Palmer e cila punon në një televizion me bazë në Tasmania të Australisë, ka filluar të kollitet derisa po fliste për gripin sezonal.

Shikuesit e kanalit Sothern Cross Television, janë bërë dëshmitarë të koincidencës që i ka ndodhur asaj, kur po lajmëronte kronikën për mungesën e përgatitjeve për epideminë e përvitshme, transmeton Telegrafi.

Por, ky nuk ka qenë problemi i vetëm i ish-missit.

Asaj i është tharë fyti disa herë dhe me shumë vështirësi e ka përfunduar edicionin e lajmeve. /Telegrafi/