Ajo është njëra prej moderatoreve më të pëlqyera në trojet shqiptare dhe jo vetëm.
Fjala është për Eva Muratin, e cila krahas profesionit tërheq mjaft shumë vëmendje edhe me postimet në rrjetet sociale.
E njëjta së fundmi ka dhënë një lajm të mirë, ndërsa tregon se ka përfunduar studimet Master, në Fakultetin e Drejtësisë.
“E lumtur të mbyll sot studimet e mia master. Mirënjohje për të gjithë ju që më përkrahët në 5 vite studim në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin Publik të Tiranës. Faleminderit”, ka shkruar mes të tjerash në njoftimin e saj Murati.
Ndërkohë, ajo pranoi një sërë urimesh nga miqtë dhe kolegët e saj, duke iu gëzuar këtij suksesi të saj.
Eva njihet më shumë si gazetare sportive dhe prezantuese televizive, aktore dhe fotomodele nga Tirana.
Ajo gjithashtu ka luajtur edhe nëpër filma, gjersa është shfaqur edhe në teatro, si dhe është angazhuar në fushën e muzikës. /Telegrafi/