Telegrafi

Prezantuesja e “Ska Ndal”, Erza Brahushi, vjen me poza sensuale

Jemi mësuar teksa flet për persona VIP në shout televizive, por kurrë nuk ka qenë lajm i mediave rozë.

Bëhet fjalë për moderatoren Erza Brahushin, e cila ka tërhequr në masë të madhe vëmendjen e shikuesve në ekranet tona televizive.

Prezantuesja dhe autorja e shout televiziv “S’ka Ndal”, që shfaqet në RTV Dukagjini, ka bërë për vete publikun me bukurinë esaj.

Ajo së fundmi ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive.

Kaçurrelja flokëkuqe ka realizuar disa poza sensuale e veshur me një palë xhinse të zeza, dhe një fanellë në po të njëjtën ngjyrë pranë një vend-punishteje.

Ndryshe, shou televiziv “Ska Ndal” që vjen me lajme ekskluzive shfaqet çdo të hënë me fillim në ora 20:10. /Telegrafi/