Programi festiv i Radio Televisionit të Kosovës ka rezervuar për publikun plot surpriza dhe performanca të këndshme, të cilat do të kemi mundësinë t’i ndjekim në datat 1 dhe 2 janar.
Por, gjatë realizimit të programeve festive mesa duket shpesh ka pasur raste kur kanë ndodhur incidente të vogla, të cilat më pas janë përcjellur me të qeshura.
I tillë është rasti i cili ndodhi sot (e shtunë) në mëngjes gjatë transmetimit të emisioni “Mirëmëngjesi Kosovë”.
Njëra ndër prezantueset e RTK-së, Brikena Beqiri është rrëzuar aksidentalisht gjatë transmetimit, teksa po bëhej gati që të dilte në fotografi.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale, e ka kapur këtë moment, i cili duket të jetë vërtet i sikletshëm për moderatoren. /Telegrafi/