Prezantuesja e lajmeve ka mbetur e befasuar, kur gjatë transmetimit të drejtpërdrejt prapa shpinës së saj u shfaq një qen i zi.
Gazetarja ruse Ilona Linarte duket se nuk mund të mbante nën kontroll qenin, dhe duke u munduar të nxirret nga situata e sikletshme thotë, “kjo është arsyeja pse i dua më shumë macet”, transmeton Telegrafi.
Linarte e televizionit Mir24 ishte në transmetim të drejtpërdrejt, kur befasisht prapa shpinës së saj u shfaq një qen gjigant që filloi të leh në drejtim të saj.
E habitur me atë çfarë ndodhi ajo i drejtohet regjisë duke i pyetur se çfarë është duke bërë qeni brenda studios. /Telegrafi/