Prezantuesja e emisionit “Krejt ka Pak”, Rina Imeri, nuk i ka shpëtuar trendit të aplikacionit shumë të përdorur të momentit, TikTok.
Ajo ka realizuar një video gjatë prapaskenave të spektaklit, ku shihet teksa vallëzon në mënyrë atraktive.
Në një prej momenteve, ajo nuk heziton të bëjë edhe ‘twerk’, duke ngacmuar kështu edhe më tepër imagjinatën e ndjekësve të saj.
Videoja në fjalë ka marrë vëmendjen e shumë prej shikuesve të emisionit të së dielës, “Krejt Ka Pak”.
Ky emision me argëtues vjen transmetohet çdo vikend në RTK, me shumë befasi interesante për publikun. /Telegrafi/